Ermali iu drejtohet fansave: Dashuria ime jeni ju

Një nga emrat më të njohur të estradës shqitpare padyshim se ndër vite është Ermal Fejzullahu.
Ermali që në fëmijëri arriti t’i marrë zemrat e secilit, me krijimet e ëmbla muzikore.
Pa rreshtur punoi në realizimin e shumë këngëve, që secila prej tyre u shndërrua në hit, transmeton Indeksonline.
Sukseset e tij vazhdoj në të jenë në pikën kulminante teksa sot ai zgjodhi që publikisht t’i falënderojë të gjithë ata që e përkrahën ndër vite.

Ermali tha se këndon për një dashuri, e kjo dashuri është pikërisht publiku.
“Dua ti falemderoj nga zemra gjithe juve qe me perkrahet per gjithe keto vite me qendruat afer , uroj te kemi shendet dhe te jam ne gjendje te jap sa ma shume per ju publiku Shqipetare anekend botes kudo qe degjohet muzika ime . Kendoj per ju , per nje dashuri e kjo dashuri jeni ju . I Juaji E.F”, shkruajti Ermali.
Së fundi këngëtari realizoi një bashkëpunim fantastik me Butrint Imerin, ku ripërpunuan hitin e dikurshëm ‘Për një dashuri’./Indeksonline/
