17:17 / E Enjte, 18 Nëntor 2021 / OSH

Ermali nis turin në Amerikë, shumë koncerte përtej Atlantikut

Ermal Fejzullahu se ka plan të ndalet këtë vit.

Pasi shkeli çdo pëllëmbë të trojeve shqiptare dhe evropiane me koncerte, tani radhën për të e ka SHBA-ja. Ermali do të ketë disa koncerte në tokën përtej Atlantikut.

Brenda dy jave, Ermali do të ketë pesë koncerte në shtete e qytete të ndryshme.

“USA Tour” do të nis nga 21 nëntori në Missouri dhe mbaron me 5 dhjetor në Neë York./Indeksonline/