75 Mall Live Search
23:34 / E Hënë, 21 Shtator 2020 / indeksADMonline

Ermali qenka në dietë, sapo e konfirmoi përmes një hamburgeri të madh

Ermal Fejzullahu është ndër emrat më të lakuar në estradën shqiptare.

Komentohet mjaft shumë për talentin e tij në muzikë, por nuk shpëton pa u komentuar edhe nga pamja fizike, shkruan Indeksonline.

Edhe pse pak në mbipeshë, Ermali nuk e ka aspak këtë problem dhe ndjehet mirë me veten.

Së fundi në Instastory ndau një fotografi, ku shihet se para vetes ka një hamburger të madh.

Madje ai ka bërë shaka me këtë gjë duke thënë se është në dietë.

Ndryshe, ditët e verës ai i ka kaluar së bashku me familje nëpër vende luksoze.