75 Mall Live Search
22:44 / E Diele, 20 Dhjetor 2020 / Blerim

Ermali rrëfen momentin e sikletshëm në fejesën me Amin

Ermal Mamaqi ka qenë ditën e sotme i ftuar në rubrikën “N’Fermë” dhe ka rrëfyer një moment të sikletshëm gjatë fejesës së tij me Amarda Toskën.

Ermali rrëfeu eksperiencën e sikletshme me babain e tij kur kanë shkuar tek shtëpia e Amit për t’i kërkuar dorën, eksperiencën e tij si Dj ku ka martuar dy herë të njëjtin dhëndër dhe keqkuptimin e paketës së tij me vlerë 40 mijë euro.

“Kur shkuam tek shtëpia e Amit, para se të futeshim i them babit përpiqu mos të bësh shumë humor se ishte takimi i dytë dhe mos të lëmë nam. Dhe sa erdhi momenti ku po rrinim dhe po bënim muhabet, kur Ami kishte marrë shamampanjën edhe sa po hapte shampanjën vetëm kur i thotë babi im: ‘Mos e hap atë shampanjë’.

Mos thashë unë mu prish fejesa dhe u tmerruan vjehrri me vjehrrën. Dhe tha pastaj: ‘Po unë nuk po shoh gotat’”, tregoi Ermali duke qeshur.