17:32 / E Mërkurë, 02 Qershor 2021 / AR

Ermali së shpejti publikon këngën e re, kësaj radhe në duet me këtë këngëtare shqiptare!

Ermal Fejzullahu përmes një postimi në Instagram ka bërë të ditur se e ka gati këngën e re.

Edhe këtë këngë e ka sjellë në duet, duke zbuluar emrin e këngëtares me të cilën ka bashkëpunuar, shkruan Indeksonline.

‘Së shpejti’, shkroi ai në mbishkrimin e  imazhit duke etiketuar këngëtaren shqiptare, Luar Arani.

Një pjesë tjetër nga klipi e publikoi edhe vet ajo duke shkruar: Së shpejti.

Data e publikimit të këtij projekti akoma nuk dihet, por sigurisht do të pëlqehet shumë nga fansat./Indeksonline/