Ermali tregohet romantik, ja se si e befasoi Arianën, që në mëngjes
Këngëtari Ermal Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij, Ariana janë një nga çiftet më të dashura dhe më të përfolura në mediat rozë, të cilët përherë shfaqen të lumtur dhe të dashuruar me njëri-tjetrin.
Edhe këtë herë Ermali është treguar romantik, që në orët e para të mëngjesit duke i dhuruar gruas së tij një buqet me lule, shkruan Indeksonline.

Dhuratën e bashkëshortit Ariana e ka publikuar në “InstaStory” sipër të cilit ka falënderuar këngëtarin.
“Faleminderit dashuria ime”, ka shkruar Ariana.

Ndërsa, kujtojmë se Ermali dhe Ariana janë prindër të katër fëmijëve./Indeksonline/