13:56 / E Premte, 26 Shkurt 2021 / OSH

Ermali tregon këngën e preferuar të tij, dhe paralajmëron një duet të shumëpritur

Ermal Fejzullahu vazhdon ta tregojë afërsinë e tij me fansat. Këngëtari i njohur kosovar që nga dje është përgjigjur në shumë pyetje të fansave nga mbarë bota.

Karriera, familja, dasmat, hitet, përditshmëria dhe preferencat e tij ishin vetëm disa nga pyetjet që ka marrë Ermali në Instagram.

Lajm i mirë për fansat e tij ishte njoftimi se shumë shumë shpejt mund të vijë një duet me babanë e tij, legjendarin Sabri Fejzullahu.

Pyetjes se cila është kënga e preferuar e tij, Ermali ka treguar se “Për një dashuri” është hiti i zemrës së tij./Indeksonline/