75 Mall Live Search
19:14 / E Diele, 01 Qershor 2025 / G T

Ermir Rashica me super asist, rikthehen skuadrën e tij në elitën e futbollit ukrainas

Skuadra e Metalist 1925 ka siguruar futjen në elitën e futbollit ukrainas, pasi fitoi minimalisht 1:0 ndaj Livyi Bereg.

Ermir Rashica ka qenë lojtari kyç në suksesin historik të Metalist, duke ndihmuar klubin ukrainas të rikthehet në Premier Ligën e Ukrainës.

Në 9 ndeshjet vendimtare, ai shënoi 3 gola dhe dhuroi 3 asistime, duke u bërë protagonist i padiskutueshëm në këtë arritje të madhe, shkruan Indeksonline

Kjo shënon një kapitull të ri në karrierën e Rashicës dhe sjell ambicie të reja për Metalist në elitën e futbollit ukrainas./Indeksonline/