Ermir Rashica shënoi eurogol për Metalist 1925 në Kupën e Ukrainës
Skuadra e Metalist 1925 është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Ukrainës, pasi mposhti 3:0 Lokomotyv Kyiv.
Golin e fundit në këtë përballje e shënoi futbollisti shqiptar, Ermir Rashica, shkruan Indeksonline
Rashica shënoi gol tejet të bukur në fundin e ndeshjes.
Kujtojmë që gol në këtë takim shënoi edhe ylli i Kosovës, Baton Zabërgja./Indeksonline/

