23:28 / E Hënë, 18 Janar 2021 / OSH

Ermira Ratkoceri kandidate për deputete nga radhët e AAK-së: Së bashku drejt fitores

Ermira Ratkoceri është kandidatja për Deputete nga radhët e AAK-së. Ratkoceri ka thënë se këtë rrugëtim të ri, si përfaqësuese e popullit në Kuvendin e Kosovës e sheh si sfidë dhe një mundësi të re, që me sinqeritetin më të madh të përfaqësoj dhe realizoj vlerat demokratike

Postimi i plotë:

Të nderuar miq, Kam nderin dhe kënaqësinë që të pranoj nga Kryetari i AAK’së, z.

Ramush Haradinaj, kandidaturën për deputete në radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Me një përgatitje edukative dhe profesionale mbi 15 vjeçare në Britaninë e Madhe, si magjistre e shkencave në ‘Menaxhment të Financave’, ndihem e privilegjuar dhe e obliguar të kontribuojë për vendin tim me një vullnet dhe energji të pakufizuar!

Këtë rrugëtim të ri, si përfaqësuese e popullit në Kuvendin e Kosovës e shoh si sfidë dhe një mundësi të re, që me sinqeritetin më të madh të përfaqësoj dhe realizoj vlerat demokratike në mënyrën më të denjë të mundshme!

Besoj në përkrahjen dhe vlerësimin e duhur nga të gjithë ju , për një të ardhme dhe një Kosovë më të fort se kurrë!

Së bashku drejt fitores..

Me respekt,