11:30 / E Martë, 06 Mars 2018 / indeksADMonline

Ernesi, basketbollisti kosovar që po shfaqë talent të madh në Zvicër

Ernes Zymberi mund të jetë e ardhmja e Kosovës në basketboll. Djaloshi me prejardhje kosovare, por i lindur dhe rritur në Zvicër po mahnitë me talentin e tij në këtë shtet. Me këtë sport ka filluar të merret që nga mosha 7 vjeçare duke shfaqur talent të madh te skuadra e Chur Basket.

Se bëhet fjalë për një talent të madh, tregon fakti se Ernes Zymberi luan për grupmoshat U17 të Zvicrës, ani pse është vetëm 14 vjeçar. Në vitin 2014 ai është zgjedhur lojtari më i mirë i gjeneratës së tij duke marrë vëmendjen edhe të selektorit, Sascha Haas.

Gjatësia prej 1,81 cm i lejon atij që të luan disa pozita duke qenë basketbollist i gjithanshëm.

Babai i tij, Eqremi është një nga njerëzit që e shtynë më së shumti drejt suksesit. Së fundi, ai i ka mundësuar Ernesit që të shikoi nga afër idhujt e tij në NBA duke qenë fans i skuadrës së famshme, Chicago Bulls./Indeksonline/

Temat: