75 Mall Live Search
21:47 / E Premte, 22 Maj 2026 / Gj Sh

Ernest Muci fiton Kupën e Turqisë me skuadrën e Trabzonsporit

Trabzonspor ka fituar Kupën e Turqisë për sezonin 2025/26, pasi në finale e mposhti skuadrën, e Konyasporit, me rezultat 2-1.

Pjesë e këtij suksesi ishte edhe sulmuesi shqiptar, Ernest Muci, shkruan IndeksOnline.

25-vjeçari ishte titullar, ku luajti plot 90 minuta, derisa kundërshtar e kishte futbollistin shqiptar nga Maqedonia, Enis Bardhin, i cili kishte mundësi të shënonte gol, por nuk arriti të shënonte nga penalltia.

Ernest Muci ka kaluar një sezon fantastik te Trabzonspor, duke shënuar 15 gola dhe ka bërë 3 asistime.

Forma e tij e jashtëzakonshme ka bindur drejtuesit e skuadrës turke, ku dy ditë më parë vendosen ta bljenë kartonin e plotë nga skuadra e Besiktasit, për një shifër rekord, prej 8.5 milionë euro./IndeksOnline/