21:18 / E Hënë, 29 Qershor 2020 / indeksADMonline

Ernesto Valverde, kandidat për stolin e rivalëve të Barcelonës

Ernesto Valverde u shkarkua nga drejtimi i Barcelonë disa muaj më parë, teksa shkak për këtë u bënë rezultatet e arritura që kishin irrituar tifozët dhe drejtuesit katalanas.

Pikërisht pas largimit të Valverdes, Barcelona i besoi drejtimin e skuadrës Kike Setien, i cili gjithashtu nuk ka bindur me rezultate dhe pritet të largohet pas përfundimit të sezonit.

Valverde tani mund të jetë rival i Barcelonës, pasi pritet të marrë drejtimin e Valencias.

Këta të fundit e pëlqejnë shumë ish-trajnerin katalanas dhe kanë menduar t’ia besojnë atij drejtimin e skuadrës.

Sipas asaj që shkruan “Onda Cero”, thuhet se Valverde po përgatitet të marrë drejtimin e Valencias, madje raportohet se ai po kërkon edhe shtëpi në këtë qytet.