18:33 / E Mërkurë, 09 Tetor 2019 / indeksADMonline

Eroll Salihu: Serbia po e përdor sportin për të bërë politikë

Eroll Salihu, sekretar i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), në emisionin “Imazh” në RTK, ka folur për ndalesën e Cervena Zvezdas për të luajtur në Kosovë.

Zvezda sot është ndaluar në Jarinë nga Policia e Kosovës, duke parandaluar zhvillimin e ndeshjes me Trepçën.

Salihu e vlerësoi lart veprimin e institucioneve të Kosovës për ndalimin e skuadrës serbe. Sipas tij, vetëm FFK organizon garat në territorin e Kosovës, dhe asnjë klub nuk mund të luajë pa lejen e FFK-së.

Sigurisht se është konstatim i saktë, sepse Serbia përdor sportin si mjet, e tërë bota e ka marrë vesh se është destruktive. Sa i përket FFK mund të them se FFK është pranuar më drejta të plota në UEFA e FIFA dhe është e vetmja që organizon gara në territorin e Kosovës”, tha Salihu.

Salihu ka folur edhe për dy ndeshjet e radhës së “Dardanëve”. Kosova nesër luan miqësoren me Gjibraltarin, kurse, katër ditë më vonë përballet me Malin e Zi në kuadër të kualifikueseve për EURO 2020.

Salihu është i bindur se djemtë tonë do të hynë në ndeshje që të fitojnë dhe të na bëjnë krenarë. /IndeksOnline/