75 Mall Live Search
14:30 / E Hënë, 06 Janar 2020 / indeksADMonline

Eros Grezda largohet nga Rangersi, kthehet aty ku s’pritej hiç!

Aventura e Eros Grezdës te Glasgow Rangersi ka përfunduar. Futbollisti kosovar është rikthyer te skuadra kroate, Osijek.

Lajmi jepet nga mediat skoceze, të cilat njoftojnë se Grezda është liruar nga Rangersi, për t’u rikthyer në kampionatin kroat.

Kosovari që luan për Shqipërinë ishte transferuar te Rangersi në vitin 2008 për 3 milionë euro.

Lëndimet dhe prishja e raporteve me Gerrardin i kushtuan atij pasi që trajneri anglez e kishte larguar tërësisht nga skuadra e parë./Indeksonline/