75 Mall Live Search
17:05 / E Premte, 23 Qershor 2023 / Gj. Sh

Eros Grezda rikthehet në kampionatin Shqiptar, nënshkruan me kampionin

Sulmuesi shqiptar, Eros Grezda është futbollist i ri i Partizanit.

28 vjeçari është rikthyer te ish-klubi i tij dhe ka nënshkruar kontratë 1 vjeçare me të kuqtë, me të drejtë rinovimi nga ana e klubit edhe për një tjetër sezon, shkruan IndeksOnline.

Përgjatë karrierës së tij Grezda është aktivizuar në radhët e Lokomotiva Zagreb, Osijek, Glasgow Renxhers, Sibenik, Manisa dhe Zalaegerszeg./IndeksOnline/