75 Mall Live Search
22:04 / E Diele, 05 Shkurt 2023 / AR

Ervin Kurti u përlot në studio dhe për këtë ka “faj” Edona Llalloshi

Emocionet që përçohen çdo herë në “Qysh e don shoqnia” në E Diell” janë të papërshkrueshme. Mes rrëfimeve dhe interpretimeve të këngëtarëve, ka buzëqeshje, ka përqafime, por ka edhe lot. Ashtu siç ka ndodhur këtë të diel.

E ftuara e radhës ka qenë artistja e madhe Edona Llalloshi e cila ka interpretuar këngë nga repertori i saj, dhe emocionet që ka përcjellë gazetari Ervin Kurti teksa përshkruante kohën kur e përcillte këngëtaren nga ekrani, janë të veçanta.

“Kam qenë i vogël kur shikoja Edonën në ekran, e doja kaq shumë dhe sot “TCH” ma jep mundësinë ta intervistoj. Sa vlera ke si artiste dhe sa shumë artistë shqiptar kanë ardhur dhe kanë dhënë eksperiencën  e tyre. Faleminderit për këtë kënaqësi të jashtëzakonshme, jo vetëm personale, por për të gjithë teleshikuesit”, ka thënë Ervini mes lotësh.

“Hera e parë që shoh Ervinin të qajë”, ka shtuar Beniada.