11:50 / E Enjte, 23 Janar 2020 / indeksADMonline

Erza dhe Flaka mposhten me ippon në rundin e dytë të “Grand Prix Tel-Aviv”

Flaka Loxha dhe Erza Muminoviq janë mposhtur me ippon në rundin e dytë të “Grand Prix…” të xhudos që po zhvillohet në Tel-Aviv të Izraelit.

Flaka u mposht me ippon nga xhudistja nga Kazakistani, Sevara Nishanbayeva, shkruan Indeksonline.

Në të njëjtën mënyrë u mposht edhe xhudistja tjetër, Erza Muminoviq.

Ajo në këtë garë u mposht nga brazilianja, Sarah Menez.

Për Kosovën në garë janë edhe Laura Fazliu dhe Nora Gjakova.  /IndeksOnline/