Erza Halimi ‘flakë’ në bashkëpunim me Don Phenom
Pas suksesit të këngës “Për Ty” nga Erza, “Nuk ki me kon” është kënga më e re nga ajo dhe Don Phenom, shkruan Indeksonline.
Kënga është shoqëruar edhe me videoklip, dhe tani ka afër 300 mijë shikime në YouTube.
Erza është emër i ri në skenën muzikore, por ajo ka arritur të marrë menjëherë pëlqimin e publikut.
Me zërin e saj të veçantë Erza u inkuadrua shumë shpejtë në muzikë. Projekti i fundit pozicionohet në top 10 videot më të shikuara në trojet shqiptare./Indeksonline/