75 Mall Live Search
17:10 / E Premte, 15 Nëntor 2024 / Gj. Sh

Erza Muminoviq fiton medaljen e bronztë në Kampionatit Evropian U23

Xhudistja Erza Muminovic i ka sjellur Kosovës medaljen e bronztë nga Kampionatit Evropian U23, i cili po mbahet në Pila të Polonisë.

Ajo u rendit e treta në kategorinë deri 52 kilogramë.

Erza e nisi ditën me fitore ndaj azerbajxhanases Khadizha Gadashova. Në luftën e dytë e mposhti rumunen Luciana Catana. 

Në gjysmëfinale humbi me dy uazari nga spanjollja Ayumi Leiva Sanchez. Dhe për medalje bronzi e mposhti polaken Oliëia Kutyla.

Ndaj saj dominoi plotësisht. Fillimisht realizoi hedhje për uazari e më pas me mbajtje siguroi Ippon.