Erza Muminoviq kalon në rundin e dytë në Grand Slamin e Zagrebit

Erza Muminoviq ka fituar raundin e parë në Grand Slamin e Zagrebit
Xhudistja kosovare arriti që të fitojë shpejt dhe lehtë ndaj spanjolles, Martin Gallardo.
Me këtë fitore, ajo ka kaluar në raundin e dytë ku do të përballet me Elena Stere nga Rumania.
Në këtë Grand Slam të Zagrebit, Kosova është duke u përfaqësuar nga gjashtë xhudistë: Flaka Loxha (-57kg), Fationa Kasapi (-57kg) dhe Laura Fazliu (-63kg) do të ndeshen gjatë ditës së sotme, kurse nesër luftojnë Arbër Kullashi (-81kg), Shpati Zekaj (-100kg).