14:22 / E Shtunë, 07 Mars 2020 / indeksADMonline

Erza Muqoli, dikur konkurrente, sot pjesë e jurisë në “The Voice Kids” në Belgjikë

Erza Muqoli mahniti të gjithë me zërin e saj unik kur morri pjesë në audicionet e  “La France a un incroyable talent” (version francez i talentëve të muzikës), në vitin 2014.

Vajza me prejardhje nga Kosova që nga ajo kohë u kthye në një emër të njohur dhe mjaft të dashur për publikun francezë dhe jo vetëm, shkruan Indeksonline.

14 vjeçarja e cila shquhet për vokalin e saj dhe talentin në muzikë tashmë është një emër i respektuar në Francë, madje ajo së fundi është bërë pjesë e audicioneve të “The Voice Kids” në Belgjikë për të asistuar si trajnere për talentët e rinj të muzikës.

Ndërkohë, Erza këtë vit do të fillojë një turne duke filluar në Ludres më 14 mars dhe veçanërisht duke përfshirë një koncert në Olimpiadën në Paris më 4 prill./Indeksonline/