Escobar nesër në darkë me opozitën

I dërguari i SHBA-së për Ballkanin, Gabriel Escobar, do të jetë nesër në Kosovë së bashku me Emisarin e BE-së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajcak.
Ai ka ftuar liderët e opozitës në darkë, që do të fillojë prej orës 20:00.
Të ftuar janë kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Takimi pritet të mbahet në rezidencën e ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.
Takimi vjen disa ditë para 1 shtatorit, afatit për fillimin e zbatimit të reciprocitetit me targa dhe dokumente karshi Serbisë./Indeksonline/