75 Mall Live Search
08:46 / E Enjte, 20 Tetor 2022 / L K

Escobar sot viziton Beogradin

I dërguari i posaçëm i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, më 20 tetor do të takohet në Beograd me kryeministren serbe, Ana Bërnabiç, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Siç është paralajmëruar, Escobar do të zhvillojë takim me Vuçiçin në Presidencën serbe në orën 09:30 të enjten, ndërkaq dy orë më vonë do të takohet me Bërnabiçin në Qeverinë serbe.

Pas këtyre takimeve nuk është paralajmëruar se do të ketë deklarata për media.