75 Mall Live Search
20:49 / E Mërkurë, 19 Tetor 2022 / AR

Escobar thotë se marrëveshja finale mes Kosovës e Serbisë është çështje javësh

I dërguari i Posaçëm i ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka deklaruar se marrëveshja finale mes Kosovës e Serbisë, është çështje javësh. 

Escobar në një intervistë ekskluzive për Prime Time, ka thënë se u përket të dyja palëve dhe ndërmjetësuesve të vendosin afatet kohore, raporton Gazeta10. 

“Unë i kam dëgjuar kolegët e mi evropianë të flasin se kjo është çështje javësh dhe jo vitesh. Për një marrëveshje, për rrugën përpara. Prandaj, përtej kësaj u përket të dyja palëve dhe ndërmjetësuesit që të vendosin afate kohore, por duhet të jetë e shpejtë. Duke marrë parasysh kontekstin e asaj që po ndodhë, secili duhet të marrë përgjegjësi për të krijuar stabilitet, jo vetëm në Evropë, por edhe në rajon.”, ka deklaruar.