75 Mall Live Search
13:12 / E Enjte, 25 Tetor 2018 / indeksADMonline

Është 52 vjeçare, por që 27 vite ha vetëm fruta dhe asgjë tjetër

Një nënë 52 vjeçare nuk ka ngrënë asgjë tjetër përpos frutave për 27 vite të fundit.

Anne Osborne e mban të arsyeshme rritjen e fëmijëve të saj në të njëjtën mënyrë, me dietë të papërpunuar.

Edhe për Krishtlindje, Anne nga Queensland, Australi, ha vetëm fruta, ndër to pjepër, transmeton Indeksonline.

Ajo thotë se nuk ndjen uri dhe se kur shkon jashtë për të ngrënë, ajo merr ushqimin e saj me vete, duke ngrënë gjithnjë një pjesë pjepër si fillim.

Madje 52 vjeçarja këmbëngul se dieta e saj nuk është e mërzitshme.

Anne zakonisht fillon ditën me një mango ose gjysmë pjepër (150-200 kalori përafërsisht), para se të hajë katër banane, më pas një avocado dhe dy mango për darkë.

“Ndjehem i shëndetshëm dhe energjik në këtë dietë. Më pëlqen të jem frutdhënëse. Unë besoj se jemi të gjithë kësisoj.Kur të nisni një dietë frutash, nuk ndiheni të plotë në të njëjtën mënyrë siç bëni kur hani ushqimin e rregullt, por duhet të jeni të qëndrueshëm” ka thënë ajo./Indeksonline/