Është bërë normalitet, dështon mbajtja e një mbledhjeje të komisionit

Në mungesë të kuorumit ka dështuar që të mbahet mbledhja e Komisionit për ekonomi, industri, ndërmarrësi dhe tregti, në të cilin ishte paraparë që të shqyrtohet vendimi i presidentes lidhur me kthimin në rishqyrtim të Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit.
Po ashtu në këtë mbledhje ka qenë e paraparë që të bëhet edhe shqyrtimi i Raportit me rekomandime për lexim të dytë për Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes se Tregut si dhe Formimi i paneleve për procesin intervistues për plotësimin e pozitave vakante në ARRU dhe NP KOSTT.