Është caktuar masa e paraburgimit kundër pesë të pandehurve, pas arrestimit të djeshëm
Gjykata Themelorenë Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurveD.B, RR.B, I.S, L.B dhe B.G për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal të organizuar nga neni 283 par. 2 dhe 1 të KPK-së, Detyrimi nga neni 340 par.2 të KPK-së si dhe Fajde nga neni 343 par. 3 lidhur me par. 1 të KPK-së.

Të pandehurve D.B, RR.B, I.S, L.B dheB.G iu është caktuar masa e paraburgimit për secilin veq e veq prej datës 20.12.2018, deri me datën 20.01.2019.
Ekzistondyshimi i bazuar se i pandehuri D.B ka organizuar grupin kriminal në përbërje prej RR.B, I.S, L.B, B.G, dhe G.R e A.G, të cilët gjendet në arrati, ku ka mbikëqyrur dhe ka drejtuar veprimet e këtij grupi kriminal, me qëllim të kryerjes së veprave penale, sëbashku me të pandehurit e lartshënuar, me qëllim të përfitimit tëdrejtpërdrejtë të dobisë financiare, të pandehurit vazhdimisht kanë kryervepra të rënda penale, së pari duke siguruar një numër të caktuar të personavetë ndryshëm në të shumtën e rasteve personave që kanë pasur biznese dhe njëkohësisht duke e shfrytëzuar gjendjen e rënde financiare të të dëmtuarve.
Gjykata ka konstatuar se kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër pesë të pandehurve D.B, RR.B,I.S, L.B dhe B.G është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë tëprocedurës, për sigurimin e pranisë së tyre në procedurën penale dhe zhvillimin e pa penguar të procedurës, po ashtu duke u bazuar në mënyrën dhe rrethanat në të cilën janëkryer veprat penale, peshën e veprave penale, ashtu që nëse të pandehurit qëndrojnë në liri do të mund të përsërisin veprat e njëjta apo të ngjashme penale, mund të fshihen, të arratisen me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale dhe të pengojnë rrjedhën e procedurës penale duke fshehë, ndryshuar ose falsifikuar provat e veprës penale si dhe duke ndikuar tek të dëmtuarit dhe dëshmitarët në këtë rast.
Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.