Është çmendur! Tom Cruise varet nga aeroplani pa parashutë, për filmin e ri

Aktori i njohur Tom Cruise habiti të gjithë me pamjet e fundit nga xhirimi i filmit “Mission Impossible”.
Guximi i yllit të Hollivudit kaloi çdo kufi teksa u ngjit lart në qiell me një biplan amerikan Stearman të verdhë.
Në video duket aktori teksa mbahet në anën e biplanit dhe pa parashutë, shkruan Living.
Detajet e historisë për filmin e ri janë mbajtur të fshehta, por misioni i Ethan-it në pjesën e parë ishte një betejë me inteligjencën artificiale.