E fundit në tabelë, bën blerjen më të shtrenjtë të janarit

Skuadra e fundit në La Liga, Espanyoli, ka bërë blerjen më të shtrenjtë të janarit. 22 milionë euro do të paguajë skuadra spanjolle për yllin e Benfikës, Raul De Tomas.
Sulmuesi do të bëhet nënshkrimi më i shtrenjtë në historinë e Espanyolit. Blerja e De Tomas do të jetë një armë e fortë për Espanyolin në luftën për mbijetesë.
Pikërisht kjo skuadër arriti që të ndalë lideren e La Ligës, Barcelonën në javën e fundit duke barazuar 2-2. /Indeksonline/