75 Mall Live Search
08:47 / E Shtunë, 03 Tetor 2020 / indeksADMonline

Është futbollisti i preferuar i Gattusos – Napoli e ka gati ofertën për Bakayokon

Skuadra e Napolit thuhet s e ka gati ofertën për mesfushorin e Chelseas, Tiemoue Bakayoko.

Trajneri i skuadrës italiane është shumë i interesuar që ta transferojë në skuadrën e tij mesfushorin e “Bluve”, shkruan IndeksOnline


Siç raporton “Sky Sports”, Bakayoko mund t’i bashkohet Napolit si formë huazimi dhe këtë napolitanët dëshirojnë ta bëjnë para mbylljes së afatit të transferimeve.

Negociatat po vazhdojnë shpejt dhe, nëse marrëveshja arrihet në orët e ardhshme, testet mjekësore të lojtarit mund të kryhen këtë fundjavë.