21:31 / E Enjte, 14 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Është gjetur Remzije Mustafa, policia jep detaje

Para pak minutash u raportua se gruaja që është zhdukur që disa ditë, Remzije Mustafa është gjetur e gjallë dhe e shëndoshë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi për Indeksonline tha:

Policia në ora 20:26, në një shtëpi të pabanuar në rrugën ‘Sali Nivica’ në Prishtinë ka gjetur një grua që dyshohet të jetë Remzije Mustafa. Policia është në vend ngjarje, aty është ftuar emergjenca dhe familjarët e së zhdukures”.

Mustafa ishte zhdukur që nga data 7 nëntor dhe që nga ajo ditë është filluar të kërkohet për të./Indeksonline/