14:45 / E Martë, 20 Tetor 2020 / indeksADMonline

Është gjithmonë pranë saj, Rita uron motrën për ditëlindje

Ajo është gjithmonë pas çdo suksesi të saj dhe sot është një ditë e mirë që Rita Ora të ia shpërblej.

Nëpërmjet një urimi ku ka bashkangjitur disa imazhe, këngëtarja shqiptare ka uruar motrën e sajtë vetme, Elenën për ditëlindje.

“Urime ditëlindja motër”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e imazheve, ndërsa që ajo pranoj urime të shumta edhe nga adhuruesit e artistet së famshme.

Kujtojmë që Rita përveç motrës,  ka edhe një vëlla dhe dy prindërit e saj të cilët i qëndrojnë afër dhe e përkrahin në secilin hap.

Ndërkohë, pas izolimit nga pandemia, 29 vjeçarja ka nisur punën për projekte të reja që pritet të lansohen së shpejti./Indeksonline/