11:23 / E Hënë, 18 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Hapet fabrika më e madhe e Kanabisit

Qindra vende pune së shpejti do të hapen në Australi, sepse është hapur fabrika më e madhe prodhuese e kanabisit mjekësor.

Prodhuesi mjekësor i kanabisit “LeafCann” është miratuar për hulumtime të mëtejshme dhe do të punojë për ndërtimin e një qendre të kultivimit dhe përpunimit fillestar prej 50 milionë dollarësh, transmeton Indeksonline.

Puna në fabrikë pritet të nisë vitin e ardhshëm, duke krijuar deri në 800 vende pune.

Sidoqoftë, sipas themeluesit të “LeafCann”-it dhe CEO Elisabetta Faenza, vendndodhja e fabrikës do të mbetet konfidenciale për shkaqe sigurie dhe arsye tregtare.

Kohët e fundit, dy ilaçe me bazë të kanabisit që përdoren për të trajtuar epilepsinë dhe sklerozën e shumëfishtë janë miratuar nga NHS-ja./Indeksonline/