09:36 / E Mërkurë, 06 Mars 2024 / L K

Është hedhur një mjet shpërthyes në një lokal, policia nis hetimet

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Ranillug të komunës së Gjilanit në lokalin e një personi i cili ishte jashtë përdorimit dyshohet se është hedhur një granatë dore.

Raportohet vetëm për dëme materiale.

Ndërsa, rasti është duke u hetuar.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 23:00.

“Ankuesi shtetas i Serbisë, ka njoftuar se në lokalin e tij që është i mbyllur (jashtë përdorimit) është hedhur një mjet shpërthyes (dyshohet granatë dore). Përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton IndeksOnline.