Është i lirë në tregun e transferimeve, Milani tenton sulmuesin spanjoll

Skuadra e AC Milanit është duke kërkuar një sulmues gjatë afatit kalimtar të verës.
Gazetari italian, Gianluca Di Marzio raporton se “Rossonerët” kanë tentuar transferimin e sulmuesit të Ateltico Madridit, Alvaro Morata, shkruan Indeksonline
Klauzola e lirimit të sulmuesit spanjoll është vetëm 13 milionë euro, çmim ky që i përshtatet klubit italian.
Morata momentalisht është me Spanjën në Euro-n 2024, por pas përfundimit të Kampionatit Europian do të bisedojë me agjentët e tij në lidhje me transferimin në “San Siro”.
Kujtojmë që 31-vjeçari në Euro-n 2024 ka zhvilluar katër ndeshje dhe ka shënuar vetëm një gol.
Kontrata me ekipin nga La Liga i skadon gjatë vitit 2026./Indeksonline/
.@acmilan, i rossoneri ci provano per #Morata. Lo spagnolo ha una clausola di 13 milioni di euro
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) July 4, 2024