14:31 / E Mërkurë, 08 Korrik 2020 / indeksADMonline

Është Khloe apo Kylie? Fansat mbesin të shokuar nga ngjashmëria e motrave

Khloe Kardashiani arrin të jetë në qendër të vëmendjes sa herë që publikon fotografi, kjo për faktin se ato komentohen shumë dhe shpesh herë ylli televiziv akuzohet për përdorim të tepruar të photoshopit.

Në postimet e fundit, 36- vjeçarja pothuajse nuk njihet, madje fansat fillimisht janë bërë konfuzë nëse është ajo apo motra e saj, Kylie.

Edhe Khloe vetë, e pranoi se duket kaq e re në këtë foto, e cila tha se ndoshta është veshja që e ka bërë të duket kaq bukur, por sërish fansat në rrjetet sociale nuk u bindën.

Adhuruesit vazhduan të komentonin që personi në fotografi nuk duket aspak si Khloe dhe se bukuroshja e klanit Kardashian e ka tepruar me operacione, por edhe ndërhyrje me photoshop./Indeksonline/