13:07 / E Premte, 05 Janar 2024 / Gj. Sh

“Është klub i madh”, Ardian Limani pas prezantimit te Prishtina: Synojmë daljen në Europë

Futbollisti i njohur në futbollin kosovar, Ardian Limani ka firmosur me klubin nga kryeqyteti, FC Prishtina.

Limani u largua nga Shkëndija e Tetovës dhe tashmë ka firmosur me klubin nga Superliga e Kosovës, shkruan Indeksonline

Ai tregoi arsyen pse ka firmosur me gjiganin kosovar, duke thënë se këtë vit lufta e vetme do të jetë Europa.

“Pse Prishtinën? Sepse është një klub i madh, ka ambicie të larta. Nuk është dashur të mendoj shumë kohë ofertën nga Prishtina. Sivjet të dalim në Europë, që vitin tjetër të jemi edhe më të fortë të luftojmë për titull”, ishin fjalët e para të Limanit

Limani më parë ka luajtur edhe për skuadrën e Dritës, madje ka qenë kapiten i klubit nga Gjilani./Indeksonline/