08:23 / E Mërkurë, 10 Janar 2024 / Gj. Sh

“Është klubi më i madh në Kroaci”, Arbër Hoxha i lumtur pas transferimit: Do të bëjë të pamundurën

Futbollisti kosovar, Arbër Hoxha mbrëmë kompletoi transferimin e tij te skuadra e madhe kroate, Dinamo Zagreb.

Sulmuesi anësor firmosi kontratë tre-vjeçare me mundësi vazhdimi, shkruan Indeksonline

Fjalët e para pas transferimit, Hoxha i tha për sajtin e klubit duke i premtuar Dinamos që do ta bëjë më të mirën.

“Jam jashtëzakonisht i kënaqur që kam arritur marrëveshje me Dinamon dhe jam bërë lojtar i ri i këtij klubi të madh, më të madhin në Kroaci”.

“Falenderoj ish bashkëlojtarët dhe trajnerin për të gjitha eksperiencat, për gjithçka që më mësuan. Për një kohë të gjatë ishte dëshira ime të luaja për Dinamon, dhe sapo dëgjova se kishte një interesim të klubit për mua, nuk hezitova fare”.

“Do të bëj të pamundurën për të arsyetuar besimin e klubit dhe për të arritur suksese të shumta dhe momente të paharrueshme së bashku”.

Hoxha me Slaven Belupo gjatë këtij sezoni kishte zhvilluar 18 ndeshje në ligë, shënoi katër gola dhe bëri tre asiste./Indeksonline/