75 Mall Live Search
19:55 / E Diele, 08 Shtator 2019 / indeksADMonline

Është martuar me një vrasës por nuk ka frikë se mund të vritet nga ai

Një grua e martuar më një vrasës ka thënë se ajo nuk ka frikë të vritet prej tij, pavarësisht se ka pranuar që ai mund ta vrasë atë.

Tracy Bottomley, 41 vjeç, nga Shipley, Ëest Yorkshire, u dashurua me Ernest Otto Smith, 53 vjeç, vitin e kaluar pasi filluan të flasin përmes një programi të inkuadruar në burgje, transmeton Indeksonline.

41-vjeçarja nuk e ka takuar kurrë të fejuarin e saj, i cili u dënua me burgim të përjetshëm pa kusht pasi vrau dy persona në 2005, por thotë se ajo është e përgatitur për çfarëdo që do të sjellë jeta e martuar me të.

Tracy filloi t’i shkruante vrasësit të dënuar pasi pa një reklamë në një faqe në Facebook, dhe ai ishte beqar për tri vite.

Ajo tha se ishte tërhequr nga “rrëfimi i sinqertë i Smithit për të kaluarën e tij”, duke shtuar se ata u lidhën me trauma të përbashkëta nga abuzimet që ata të dy kanë vuajtur./Indeksonline/.