20:00 / E Enjte, 05 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Është mbajtur aktiviteti lansues i projektit “Akademia e Udhëheqjes – Fuqizimi i grave dhe vajzave për proceset e vendimmarrjes”

Sot, me datë 5 dhjetor, Forumi për Lidership dhe Demokraci ka mbajtuar aktivitetin lansues të Projektit ”Akademia e Udhëheqjes – Fuqizimi i grave dhe vajzave për proceset e vendimmarrjes”, projekt i mbështetur nga Zyra Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Kosovë – GIZ.

Znj. Njomza Emini, në cilësinë e themelueses së Forumit për Lidership dhe Demokraci, shpalli të hapur këtë projekt në prezencë të përfaqësuesve diplomatikë, pjesëmarrësve nga shoqëria civile dhe institucionet vendore, mediet dhe perfituesve, gra dhe vajza, të këtij projekti. Ajo u shpreh e lumtur për lansimin e këtij forumi, i cili do t’i sherbejë barazisë gjinore në vend, ndërkaq falënderoj përzemërsisht të gjithë ata që iu bashkuan kësaj nisme.

Në fjalën e tij, Ambasadori Gjerman në Kosovë, z. Christin Heldt, inkurajoi pjesëmarrëset për ngritjen e tyre profesionale, duke theksuar se barazia gjinore është parakusht për zhvillimin e shoqërisë në Kosovë.

Gjithashtu, në cilësinë e panelistësve, mbi sfidat që hasin gratë dhe vajzat në përfshirjen e tyre në vendimmarrje në Kosovë, pikëpamjet dhe perjetimet e tyre i ndanë edhe znj. Albulena Haxhiu nga Levizja VETËVENDOSJE, Kryetari i Kamenicës, z. Qendron Kastrati dhe znj. Merita Limani, hulumtuese per çështje gjinore.

Pjesëmarrësit u dakorduan për vazhdimin e aktiviteteve të ngjajshme nga ana e Forumit për Lidership dhe Demokraci, që roli i vajzave dhe grave të jetë edhe më tepër i pranishëm në shoqëri, sidomos në funksione vendimmarrese.