75 Mall Live Search
08:50 / E Mërkurë, 04 Maj 2022 / kutia

“Është më i madh se të gjithë, më i shpejt, më i fortë, më spektakolar”, Owen thotë se Van Dijk është mbrojtësi më i mirë i gjitha kohërave

Michael Owen ka pohuar se mbrojtësi i Liverpool , Virgil van Dijk është qendërmbrojtësi më i mirë i të gjitha kohërave.

Në analizën e BT Sport, Rio Ferdinand ka thënë se nuk ka dilemë që VVD është mbrojtësi më i mirë në botë viteve të fundit.

Por, ish ylli anglez ka shkuar edhe më shumë duke thënë se kurrë nuk ka patur në futboll një mbrojtës si Van Dijk.

“Ai është më i madh se të gjithë, është më i shpejtë se të gjithë, është më i fortë se të gjithë, është i shkëlqyer me topin, ai shënon gola. Unë kurrë nuk kam parë një mbrojtës të tillë. E mbaj mend Rion, Maldinin, Baresin, por Van Dijk është nivel tjetër. Nuk mbahet mend ndonjëherë të ketë patur një lider të tillë në mbrojtje. Është i pagabueshëm dhe i pakalueshëm” ka thënë Owen./Indeksonline/