75 Mall Live Search
08:37 / E Shtunë, 19 Janar 2019 / indeksADMonline

Është në muajin e pestë të shtatzënisë, por ja si duket kjo modele!

Nëse jeni sado pak të dhënë pas formave fizike, fitnesit, me shumë mundësi e njihni Kayla Itsines, trjaneren personale nga Australia e cila numëron më shumë se 10 milion fansa në Instagram. 27 vjeçarja është e njohur jo vetëm për “feed-in”e  saj frymëzues për njerëzit që duan të humbin peshë e të kenë format që ëndërrojnë, por edhe autorja e disa librave online rreth stërvitjes apo ngrënies për të rënë në peshë.

Ndonëse Kayla Itsines, është në pritje të ëmbël dhe ka hyrë në muajin e gjashtë të shtatzënisë, ajo nuk heq dorë nga rutina e saj stërvitore. Tek shikon faqen e saj në instagram,ndoshta postimet pak më të hershme kur barku nuk është kaq i rrumbullakosur,mund të mendoje se Kayla thjesht mund të ketë ngrënë pak më shumë nga se duhet në një vakt, por kurrësesi se ajo pret një fëmijë.

Ndoshta duke parë këto foto, mund të ndiheni keq për barkun tuaj, por merrni më të mirën nga ky profil .. Nxituni të përqafoni një stil të shëndetshëm të të jetuarit… Më mirë vonë sesa kurrë.