12:58 / E Shtunë, 09 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Është një nga femrat më të bukura në botë, por Dua Lipa u tradhtua në takimin e parë

Ylli kosovar i muzikës ndërkombëtare, Dua Lipa sot është kthyer ndër emrat më të famshme dhe më të suksesshëm në botë.

Ndonëse ajo mund të jetë ëndrra e çdo mashkulli në botë, edhe Dua më parë është tradhtuar dhe këtë e ka zbuluar në intervistën e fundit, shkruan Indeksonline.

23 vjeçarja ishte e ftuar në programin e mëngjesit në ‘Kiss FM UK’ ku promovoj këngën e fundit dhe zbuloj edhe gjëra interesante nga jeta private.

Këngëtarja u pyet nëse e mban mend takimin e saj të parë romantik, ndërsa Dua nuk hezitoj të përgjigjet.

“Në takimin e parë, ai më çoi në një party, dhe më pas shkuam te pjesa ku tymoset duhan, dhe aty pash se ai po puthte një vajzë tjetër”.

“Dhe kur e pash atë që po puthte një vajzë tjetër, thash me vete: A është kjo duke ndodhur? Dhe unë isha si: Në rregull, po marr xhaketën time dhe po largohem”, u shpreh Dua.

Ndryshe, Dua u rikthye fuqishëm me këngën e re ‘Don’t Start Now’ e cila tashmë është shëndërruar në hit global./Indeksonline/