75 Mall Live Search
10:33 / E Shtunë, 22 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Është një nga talentët më të mëdhenj në botë, por dje ishte në stadium me shokët e gjimnazit

Alexander Trent-Arnold për të dytin vit me radhë futet në mesin e tre talentëve më të mirë në botë. Mbrojtësi i Liverpoolit para pak javës ka mbushur 20 vite.

Për shkak të një lëndimi, mbrojtësi i krahut të djathtë nuk ishte pjesë e skuadrës së Klopp në ndeshjen ndaj Wolves. Ky fakt bëri që Arnold të aranazhoi një dalje me shokët e klasës të shkollës së mesme.

Bashkë me disa nga shokët e gjimnazit të vitit të dytë, Arnold dje ishte tek shikuesit në stadium dhe jo në zonën VIP, apo bankën e Liverpoolit.

Kamera e vërejti praninë e tij në stadium, ani pse Arnold nuk jepte përshtypjen e një ylli në stadiumin, “Molineux”./Indeksonline/