75 Mall Live Search
13:12 / E Premte, 27 Shkurt 2026 / A

“Është një përgjegjësi dhe nder i veçantë…”, drejtori i Kadastrës në Prishtinë del me zotim!

Gent Begolli është emëruar drejtor i Kadastrës në Komunën e Prishtinës.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka dalë me një qëndrim rreth emërimit.

Të nderuar miq,

Është një përgjegjësi dhe nder i veçantë për mua të marr detyrën e drejtorit të Kadastrës dhe Legalizimit në Komunën e Prishtinës.

Falënderoj kryetarin Përparim Rama për besimin e dhënë, si edhe Lidhjen e Prishtinës, kryesuesin Kupina, kandidatët dhe asambleistët për mbështetjen dhe bashkëpunimin gjatë këtij rrugëtimi politik dhe institucional.

E pranoj këtë angazhim me përkushtim të plotë, me synimin që përmes punës profesionale, transparencës dhe bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët të kontribuoj në përmirësimin e shërbimeve dhe zgjidhjen efikase të çështjeve që lidhen me kadastrën dhe procesin e legalizimit.

Besoj fuqishëm se vetëm përmes punës serioze, bashkëpunimit institucional dhe përgjegjësisë publike mund të ndërtojmë një administratë më funksionale dhe më afër qytetarëve të Prishtinës.

Faleminderit për besimin!