12:03 / E Shtunë, 28 Mars 2020 / indeksADMonline

“Është një përjetim që s’do ta harrojmë kurrë”, Dafina porosit që të rrini në shtëpi

​Ndonëse janë pezulluar dhe anuluar të gjitha aktivitet, Dafina Zeqiri ka arritur që të publikoj këngën e re bashkë me videoklip.

“Një herë në jetë” mban kënga më e re nga Dafina e cila po pritet mirë nga publiku dhe adhuruesit e saj.

Këngëtarja ka marr shumë komplimente për paraqitjen e saj, zërin dhe tekstin e këngës, e një nga mesazhet e fansave ajo e ka ndarë me të gjithë në Instagram.

Dafina ka falënderuar të gjithë për komplimentet, teksa nuk ka lënë pa përmendur mesazhin kryesorë të këtyre ditëve “Rrini në shtëpi”./Indeksonline/