75 Mall Live Search
10:48 / E Enjte, 28 Gusht 2025 / G T

“Është për t’u ardhur keq”, Murat Yakin për vendimin e Avdullahut: Tentuam shumë…por!

Trajneri Murat Yakin është paraqitur në konferencë për media, pasi zbuloi listën e futbollistëve për ndeshjet e muajit shtator.

Yakin foli edhe për vendimin e fundit të Leon Avdullahut për ta përfaqësuar Kombëtaren e Kosovës, shkruan Indeksonline

“Ne u përpoqëm shumë ta merrnim atë. Ne ishim në kontakt qysh nga fillimi i këtij viti. Me kalimin në Bundesliga edhe pritjet u rritën. Në u përpoqëm shumë vërtet.

“Vendimi sigurisht që nuk ishte i lehtë për të. Duhet ta pranojmë tashmë. Mendoj se është për t’u ardhur keq”, u shpreh Murat Yakin

Kujtojmë që Zvicra në shtator luan pikërisht kundër Kombëtares së Kosovës, në Basel më 5 shtator./Indeksonline/