“Është portieri më i mirë në botë”, Arne Slot për Alissonin: Nuk kam parë nivele të tilla!

Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot ka thurur lavde për portierin brazilian, Alisson.
Pikërisht Alisson ishte njeriu i ndeshjes mbrëmë duke bërë pritje fantastike ndaj Paris Saint-Germain, në takimin që u mbyll me shifrat minimale 0:1, shkruan Indeksonline
Slot pas ndeshjes tha se portieri i tij është më i miri në botë.
“Alisson është portieri më i mirë në botë. Kurrë s’kam parë nivele të tilla. Ai ishte i pabesueshëm në çdo moment të ndeshjes”, u shpreh Slot
Skuadra e “The Reds” mbrëmë mori një fitore të madhe në “Parkun e princave” dhe ndeshjen kthyese e zhvillon javën tjetër në “Anfield”./Indeksonline/
Alisson Beckers 8 world class saves vs PSG pic.twitter.com/UQZsqLtM1X
— 🎴 (@sbzcomps) March 5, 2025