23:07 / E Shtunë, 13 Janar 2018 / indeksADMonline

“Është punë e kryer, Sanchez transferohet në Man United”

Një lajm mjaft i bujshëm po qarkullon në mediat sociale këtë të shtune mbrëma.

Diego Martinez, është një gazetar spanjoll, i cili ka marrëdhënie me AS, MARCA dhe Mundo Deportivo.

Ai ka publikuar lajmin në mediat sociale, duke njoftuar se Manchester United kanë fituar garën për të nënshkruar me Alexis Sanchez.

Në atë që do të ishte një goditje për Manchester City, thuhet se agjenti i Sanchez, Fernando Felicevich dhe Arsenal ranë dakord me United të shtunën në mbrëmje.

Të premtën u raportua se Man City nuk ishin të gatshëm t’i paguajnë Arsenalit paratë që po kërkonin për Alexis këtë janar.

Në të njejtën kohë, Guardiola ka zbuluar se Gabriel Jesus mund të rikthehet brenda tre javëve të ardhshme.

Por a ja vlen t’i besohet gazetarit Diego Martinez? Vlen të theksohet që shpeshherë pretendimet e spanjollit kanë dalur të sakta. /IndeksOnline/